Salih Murat: VLEN është i pafuqishëm në qeveri – populli do u jap përgjigjen më të mirë në zgjedhje

Deputeti i Aleancës Kombëtare për Integrim nga zona e 6 zgjedhore, Salih Murat, ditë më parë ka reaguar lidhur me partitë qeveritare, të cilët vazhdimisht po merren me AKI-në dhe jo projektet e tyre qeveritare. Sipas Murat, përgjigjja më e mirë ndaj pafuqisë së VLEN-it, do të vjen në zgjedhje, ku gjitha sondazhet nxjerrin që AKI do të jetë 3 me 1 përballë koalicionit VLEN, edhe atë sipas deputetit Murat, rezultatet më të thella do të jenë në Gostivar dhe Vrapçisht.
Postimi i plotë i deputetit të AKI, Salih Murat:
Populli im i dashur,
Kohët e fundit, një nga ministrat e koalicionit qeverisës VLEN, kukull dhe i paaftë, që hapi zyrën zgjedhore në Gostivar, vazhdon të merret me ne. Fakti që ai flet pa njohur ligjin, pa lexuar kurrë në jetën e tij Ligjin për Gjuhët, pa ditur aspak si funksionon Gjykata Kushtetuese dhe si merren vendimet e saj, tregon se sa i paditur është një zëvendëskryeministër.
Ky person nuk ka asnjë peshë në politikë dhe qeveri, dhe është ai që udhëheq shkeljen e parimit kushtetues të përfaqësimit të drejtë dhe proporcional, edhe pse kanë kaluar 15 muaj. Qeveria që ai është partner i saj ka dështuar plotësisht në sundimin e ligjit, parimin e barazisë, marrëdhëniet me fqinjët, paqen e brendshme, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe në shpërndarjen selektive të buxhetit.
Qeveria e tyre ka një qëndrim antidemokratik dhe diskriminues ndaj komuniteteve. Bën diskriminim të hapur duke përjashtuar komunitetet, kryesisht turqit, dhe ka shkarkuar qindra burokratë të nivelit të lartë shqiptarë, turq dhe nga kombitete e tjera. Ndërsa koalicioni i tyre nuk ka asnjë ndikim në qeveri dhe parlament, të vetmet gjëra që dinë janë huamarrja me kamata të larta dhe mbajtja e shtypit nën kontroll.
Populli ynë do t’i japë përgjigjen më të fortë në zgjedhje. Si Fronti Evropian, do të siguroj një epërsi të madhe kundër koalicionit kukull VLEN me një fitore dërrmuese në të gjithë Maqedoninë, kryesisht në Gostivar dhe Vrapçisht, si në bashki ashtu edhe në kuvende. Ata do të marrin një goditje shumë më të rëndë sesa disfatat e tyre në zgjedhjet parlamentare.