Taravari: ASH emëron Halil Snopçen shef të shtabit zgjedhor

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, njoftoi se sot partia ka zgjedhur Halil Snopçen si shef shtabi për zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor.
Në seancën e radhës së Aleancës për Shqiptarët u vendos që shefi i shtabit të jetë deputeti Halil Snopçe. Dy zëvendës shefa të shtabit qendror u zgjodhën gjithashtu dy deputetë të tjerë, Sadik Sulejmani dhe Rijad Shaqiri, tha Taravari.
Ai bëri të ditur gjithashtu se janë emëruar edhe koordinatorët për zonat zgjedhore, si më poshtë:
-
Zona zgjedhore nr. 1 – Idriz Orana
-
Zona nr. 2 – nënkryetari Gëzim Kadriu
-
Zona nr. 3 – Bajram Aliu
-
Zona nr. 5 – nënkryetari Garip Kaba
-
Zona nr. 6 – nënkryetari Nazim Taipi