Bujamin Asani emërohet zv.seleksionues i Maqedonisë U14

Një emër i njohur në futbollin shkupjan dhe më gjerë, Bujamin Asani, është emëruar zëvendës seleksionues i kombëtares U14 të Maqedonisë së Veriut. Me përvojën dhe përkushtimin e tij në zhvillimin e talenteve të reja, ky emërim përfaqëson një hap të rëndësishëm si për Asanin, ashtu edhe për të ardhmen e gjeneratës së re të futbollistëve në vend.
Kujtojmë që Bujamin Asani ka luajtur për disa klube të njohura në vend dhe jashtë tij. Ai ka qenë pjesë e ekipeve si FC Shkupi, Rabotniçki, Skopje, Pobeda, UTA Arad në Rumani, Kapaz në Azerbajxhan dhe Ferizaj në Kosovë.
Në vitin 2023, Asani vendosi të rikthehet në futbollin aktiv, duke u bashkuar me KF Studeniçani. Ai luajti si lojtar dhe gjithashtu mori rolin e trajnerit të ekipit. Në vitin 2025, Asani kaloi te Veleshta, duke vazhduar karrierën e tij në Ligën e Dytë të Maqedonisë. /SHENJA/