Ridvani i përgjigjet Limanit: T’i lëmë anash inatet politike, fëmijët presin të funksionojë çerdhja!

Ridvani i përgjigjet Limanit: T’i lëmë anash inatet politike, fëmijët presin të funksionojë çerdhja!

 

Kryetari i komunës së Haraçinës Ridvan Ibrahimi i bëri thirrje Limanit që ti lënë anash inatet politike dhe të vazhdojë procesi edukativo Arsimor.

Ai tha se bashkarisht duhet ti kërkojnë falje qytetarëve dhe fëmijëve të komunës së Haraçinës të cilët për çështje të tilla politike, nuk po I gëzojnë këto të drejta elementare.

KRYETAR I KOMUNËS SË HARAÇINËS, RIDVAN IBRAHIMI

 “Nëse ka kërkuar nga unë që ti kërkoj falje unë fillimisht do ti kisha kërkuar falje gjithë atyre familjeve, gjithë atyre fëmijëve që ende sot e kësaj dite mbi 20.000 banorë nuk e kanë të drejtën për këtë shërbim ato fëmijë që janë shyqyr zotit në numër të madh po edhe të komunës po ndoshta nëse më lejon ministri ti kërkoj falje edhe fëmijëve të komunës së Haraçinës që sot e kësaj dite nuk e kanë të drejtën për ta shfrytëzuar këtë shërbim. Po e lus ministrin mos të merremi me kësi deklarata kështu që të vazhdon procesi edukativo arsimor. Ne si komunë kemi investuar shumë në sferën e arsimit dhe kjo e drejtë mos të ju merret sot e kësaj dite fëmijëve tanë, qytetarëve tanë”.

Ibrahimi tha se ata sëbashku duhet ti kërkojnë falje edhe Bankës Botërore të cilët e kanë financuar çerdhen dhe tha se ky është një investim i madh kapital që nuk e kanë pasur më herët në kuadër të kësaj komune dhe potencoi se mosshfrytëzimi i të njejtës është një mëkat i madh. /SHENJA/

MARKETING