(VIDEO) Sindikalistët e Arsimit nuk protestojnë, shpresojnë për marrëveshje me Qeverinë

(VIDEO) Sindikalistët e Arsimit nuk protestojnë, shpresojnë për marrëveshje me Qeverinë

Sindikata e Pavarur e Arsimit Shkencës dhe Kulturës nuk e mbështet protestën që e organizoi LSDM. Kryetari Jakim Nedellkov për REL tha se edhe pse nuk ka paralajmërime për rritjen e pagave të mësimdhënësve, SASHK nuk ka sjellë vendim për protestë ose grevë në këtë viti të ri shkollor.

Ai pret që deri ne mes  të këtij muaji të rrumbullaksohen bisedimet lidhur me rritjen e pagave dhe shtoi se do të jenë konstruktiv si partnerë social me Ministrisë e Arsimit dhe Shkencës si dhe me Qeverinë.

Jakim Nedellkov, kryetar i SASHK-ut

“Ajo që të gjithë në sektorin publik e fituan me pagën e muajit mars 2024, ishte harmonizim i pagave me pagën minimale, SASHK ose të punësuarit në arsim e marrin pagën e shtatorit që don të thotë se në afatin kohor nga marsi deri në shtator, pra afatin kohor 6 mujor duhet ta harmonizojmë dhe pritshmëritë e të gjithë të punësuarëve në fushën e  arsimit janë që të rriten pagat ose më sakt të harmonizohen”.

I pyetur deri ku është procedura, pasi ata kërkojnë harmonizimin e pagave me pagën minimale, ai tha se 12% i kërkojnë ne pajtim me ligjin për pagë minimale dhe se këtu nuk ka asgjë kundërshtuese.

Jakim Nedellkov, kryetar i SASHK-ut

“Ne 12 % i kërkojmë në pajtim me ligjin për pagë minimale dhe këtu nuk ka asgjë kundërshtuese. Tani se deri ku do të shkojmë. Absolutisht nuk e di deri ku do të shkojmë sepse nuk kemi ofertë nga pala tjetër, as ndonjë alternativë deri ku mund të jemi populist. Nuk ka para në buxhet, ja tani me pagën e shtatorit do të pranonin ndonjë përqindje, të tjerat në janar, supozoj nëse do të kishte një propozim të këtillë”.

Më tej, ai përmendi se statistikat lidhur me proporcionin mes nxënësve dhe mësimdhënësve në Maqedoni të Veriut është 1:9, kurse mesatarja në Bashkimin Evropian është 1:19, pra ka pothuajse dyfish më shumë të punësuar.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

MARKETING