Qatip Osmani: Diferenca prej dy golash mund të arrihet, presim rezultat pozitiv

Qatip Osmani: Diferenca prej dy golash mund të arrihet, presim rezultat pozitiv

Në prag të ndeshjes Struga Trim Lum – Sllovan Bratisllava, e vlefshme për raundin e parë eliminatorë të Ligës së Konferencës, ka folur trajner i struganëve Qatip Osmani.

Osmani u shpreh optimist se ekipi i tij mund të përmbysë rezultatin nga ndeshja e parë dhe të avancojë në raundin e radhës.

Ndeshja e parë përfundoi me fitore 4:2 të Sllovan Bratisllavës.

“Ne gjatë javës i kemi analizuar gabimet tona që i bëmë në ndeshjen e parë kundër Sllovan Bratisllava në transfertë. Pikërisht gjatë stërvitjeve të kësaj jave kemi punuar që mos të na përsëriten të njëjtat edhe në ndeshjen e nesërme. Konstatimi ynë si staf, ishte se kishim periudha ku neve ishim dominues, por gjithashtu kishte periudha, ku neve nuk ishim në nivelin e duhur, sidomos në fundin e lojës, kur edhe u thye rezultati” – u shpreh trajneri Qatip Osmani.

“Kemi biseduar edhe me lojtarët, tek të cilët pash një energji pozitive. Edhe përkundër dy golave minus që kemi, besojmë se ata nuk janë të pakalueshëm. Mendoj se diferenca prej dy golash mund të arrihet. Që të gjithë në klub jemi optimist, ashtu që nesër preim të japim maksimumin dhe të arrijmë atë rezultat pozitiv. Kur them pozitiv, mendoj në atë rezultat që do na mundësonte të kalojmë këtë raund” – përfundoi trajneri Qatip Osmani.

Ndeshja midis Struga Trim Lum dhe Sllovan Bratisllava do të luhet nesër në stadiumin e qytetit në Ohër me fillim në ora 17:00.

MARKETING