(VIDEO) Në afërsi të Shkupit gjenden rreth 600 tonë materiale të rrezikshme
Rreth 500 deri në 600 tonë mbeturina të rrezikshme janë zbuluar në një tokë në fshatin Orman në territorin e Komunës së Gjorçe Petrovit, njoftoi Inspektorati Shtetëror i Mjedisit (ISHM). Lokacioni është rreth 15 kilometra nga qendra e Shkupit.
INSPEKTORIATI I MJEDISIT
“Inspektori i autorizuar për mjedisin jetësor në Komunën e Gjorçe Petrovit gjatë një vizitë të rregullt në fshatin Orman më datë 10.10.2023 ka konstatuar deponim të skorjes nga përpunimi i baterive të rikarikueshme (akumulatorëve)”.
Inspektorati thekson se bëhet fjalë për mbetje të rrezikshme.
INSPEKTORIATI I MJEDISIT
“Sipas gjendjes së konstatuar në terren, dhe sipas listës së llojeve të mbetjeve, mbetjet nga pirometalurgjia e plumbit, skorjt nga prodhimi primar dhe sekondar, hyjnë në klasën e mbetjeve të rrezikshme”.
Vendi për deponimin e paligjshëm të mbeturinave ndodhet në dy parcela kadastrale në fshatin Orman, dhe një inspektor i autorizuar ka filluar procedurat zyrtare ndaj pronarëve të parcelave me deponi ilegale me substanca të rrezikshme.
Më 18 tetor, pronarëve u është lëshuar një urdhër për zhvendosjen e mbetjeve të rrezikshme në një vend të përshtatshëm brenda 30 ditëve.
/SHENJA/