Kush është ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidani – miku i madh i shqiptarëve?!

Kush është ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidani – miku i madh i shqiptarëve?!

Dje, presidenti i Republikës së Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka shpalosur kabinetin e ri të tij qeveritar, me çka shumë emra të rinj ishin pjesë e kabinetit të ri. Emri më enigmatik i kabinetit të Erdoganit padyshim që është “kubi i sekretit” të tij, shefi i shërbimit sekret turk, Hakan Fidan, i cili u emërua ministër i ri i Punëve të Jashtme të Turqisë.

Hakan Fidan, është emri që në botën turke ka bërë bujë të madhe në sferën e intelegjencës ndërkombëtare. Fidan është arkitekti i intelegjencës i cili ka parandaluar aksionet e rëndësishme të grupit terrorist FETO, ndërsa gjithashtu njihet si parandaluesi i protestave “Gezi” të vitit 2013 në Turqi. Njëri ndër njerëzit më besnik të Presidentit Erdogan, Fidan është personi i cili në natën e përgjakshme të grusht-shtetit turk – 15 korrik 2016, arriti që t’i dekonspiron lojërat e organizatës terroriste FETO në Turqi dhe gjetiu.

Gjithashtu, Hakan Fidan, është edhe emër i njohur edhe për tokat e Ballkanit, e shqiptarët në veçanti.

Fidan gjatë periudhës 2003-2007, gjersa ishte kryetar i TIKA-s, njihet si emri i përveçëm i cili nënshkroi shumë projekte të rëndësishme për Ballkanin dhe shqiptarët, siç mund të ceken: “hapja e qendrave kulturore në Ballkan, krijimi i urave kulturore-sociale mes Turqisë dhe shteteve fë Ballkanit, restaurimi i xhamive të vjetra në Kosovë, Maqedoni të Veriut, Shqipëri, Preshevë, etj.

Gjatë periudhës gjersa ka qenë edhe kryekëshilltar i presidentit Erdogan, dr. Hakan Fidan, njihet edhe si arkitekt i shumë projekteve ndërvëllazërore mes shqiptarëve dhe popullit turk. Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Hakan Fidan, është mik i rëndësishëm i shqiptarëve dhe popujve ballkanik, ndërsa shumë projekte të rëndësishme për vendet tona, mbajnë emrin e tij, raporton SHENJA.

Por, kush është Hakan Fidan?

Hakan Fidan është i lindur në vitin 1968 në Ankara. Gjatë viteve 1986-2001, pra 15 vite ka shërbyer si nënoficer i zbulimit në Forcat e Armatosura Turke, ku në vitin 2001 edhe u diplomua.

Tre vite ka qenë me detyrë në Shtabin e Korpusit të Reagimit të Shpejtë të NATO-s me seli në Gjermani. Gjatë kësaj periudhe diplomoi në drejtimin Shkencat Politike dhe Menaxhment në Universitetin Maryland të Gjermanisë.
Dr. Fidan në vitin 2000 u zgjodh anëtar i Asamblesë së Përgjithshme të OYAK. Masterin dhe Doktoraturën e ka përfunduar në universitetin prestigjioz “Bilkent” të Republikës së Turqisë, me ç’rast tema e doktoratës së tij ka qenë “Diplomacia në epokën e informacionit: Roli i teknologjive të informacionit në verifikimin e traktateve ndërkombëtare”.

Hakan Fidan gjatë periudhës 2003-2007 ka qenë kryetar i TIKA-s (Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim), me çka gjatë kësaj periudhe ai njihet si njëri ndër emrat kryesor për projektet e rëndësishme në trojet e Ballkanit, Lindjes së Mesme dhe Azisë.

14 nëntor 2007, Hakan Fidan emërohet kryekëshilltari Kryeministrisë – përgjegjës për politikën e jashtme dhe çështjet e sigurisë ndërkombëtare. Gjatë periudhës gjersa shërbente si kryekëshilltar i Kryeministrisë, dr. Fidan në nëntor të vitit 2008, në kuadër të anëtarësimit në Bordin e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, studimet e tij akademike i vazhdoi në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike në Vjenë: Institutin e Kombeve të Bashkuara për Çarmatim në Gjenevë dhe Qendrën Kërkimore të Teknologjive të Verifikimit në Londër (Verification Technologies Research Center).

Fidan 3 vite ka qenë anëtar i Bordit të Universitetit “Ahmet Yesevi” ndërsa ai gjithashtu ka qenë edhe profesor universitar në universitetet “Hacettepe” dhe “Bilkent” në Ankara.

Hakan Fidan, më 17 prill 2009, u emërua zëvendës-shef i Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës së Türkiye-s (MIT), ku më 25 maj të vitit 2010, u emërua shef i MIT-it.
Pas 13 viteve në krye të detyrës si shef i MIT-it, Hakan Fidan, dje u emërua Ministër i Punëve të Jashtme të Turqisë. Fidan është i martuar dhe baba i tre fëmijëve. Në opinionin turk ai njihet si “kubi i sekretit” i presidentit Erdogan.

Ndryshe, sipas burime jozyrtare brenda Presidencës Turke, në vend të Fidanit, pritet që të emërohet Zëdhënësi i Presidencës Turke, Prof. Dr. Ibrahim Kallën, një emër i mirënjohur i botës akademike dhe mik i shqiptarëve, ku disa nga librat e tij akademike janë të përkthyera edhe në gjuhën shqipe./SHENJA

MARKETING