53 vende dhe organizata i bëjnë thirrje Izraelit të lejojë qasje të shpejtë humanitare në Gaza

53 vende dhe organizata i bëjnë thirrje Izraelit të lejojë qasje të shpejtë humanitare në Gaza

Një grup prej 53 vendesh dhe organizatash, përfshirë Turqinë, i kabë bërë thirrje Izraelit që të lejojë hyrjen e shpejtë dhe pa pengesa të ndihmës humanitare në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

MARKETING

Shik.mk

Sarah MacIntosh, përfaqësuesja e përhershme e Mbretërisë së Bashkuar në OKB, prezantoi një deklaratë në emër të nënshkruesve të tjerë të thirrjes së përbashkët për veprim mbi qasjen humanitare dhe shëndetësore në Gaza, të udhëhequr nga Mbretëria e Bashkuar, Katari dhe Jordania.

“Plani gjithëpërfshirës i paqes, i miratuar përmes Rezolutës 2803 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, parasheh hyrjen e menjëhershme në Gaza të ndihmës së plotë humanitare, në nivele jo më të ulëta se ato të dakorduara më 19 janar 2025. Kjo ende nuk është realizuar”, tha MacIntosh në një konferencë për media në selinë e OKB-së.

Ajo theksoi se që nga armëpushimi i tetorit të vitit 2025 është e mundur “të arrihet përparim në përmirësimin e situatës humanitare kur ekziston vullneti politik”, por theksoi se “me ardhjen e dimrit, shumë njerëz në Gaza vazhdojnë të jenë pa strehim të përshtatshëm dhe rrezikojnë të ekspozohen ndaj hipotermisë, infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes, sëmundjeve që transmetohen përmes ujit dhe sëmundjeve të tjera të parandalueshme”.

“Pas zgjedhjeve në Izrael, ne përsërisim thirrjen tonë drejtuar qeverisë së ardhshme izraelite që të lejojë dhe lehtësojë qasjen e shpejtë dhe pa pengesa të ndihmës humanitare në të gjithë Gazën, përmes të gjitha pikëkalimeve dhe rrugëve tokësore në dispozicion”, tha ajo.

MacIntosh i bëri thirrje Izraelit që të rikthejë “mekanizmin e referimit mjekësor drejt spitaleve në Kudsin Lindor dhe Bregun Perëndimor”, të “nisë dhe përshpejtojë hetime penale transparente për sulmet ndaj punonjësve shëndetësorë dhe humanitarë”, si dhe të “lejojë hyrjen në Gaza të delegacioneve të larta ndërkombëtare dhe gazetarëve”.

Duke premtuar mbështetje për përpjekjet e ndihmës, ajo tha: “Vendet e mbledhura këtu sot zotohen të mbështesin përpjekjet humanitare në Gaza, duke ofruar ndihmë për masat urgjente për përgatitjen për dimër, përfshirë strehimin, ujin, kanalizimet dhe furnizimet shëndetësore, me qëllim lehtësimin e vuajtjeve dhe zvogëlimin e rreziqeve për shëndetin publik”.

MARKETING