Ademi tregon propozimin e studentëve që ministria nuk e pranoi!
Po largohemi nga thelbi që duam ne të arrijmë. Një provim që bazohet në Kushtetutën dhe Ligjin dhe në realitetin demografik të vendit. Kështu deklaroi Mevlan Ademi nga Lëvizja Studentore, në emisionin “Debat në Shenja”. Ai shtoi se ata do të vazhdojnë me kërkesat e tyre që i kanë patur prej në fillim.
Ademi tha se kanë tentuar që të gjejnë një kompromis, por se janë kundërshtuar. Sipas tij, në takim kanë kërkuar provim 100% në gjuhën shqipe.
“Ministri tha se procedurat gjyqësore janë në gjuhën maqedonase që është plotësisht e vërtetë. Ne ofruam që t’i përkthejmë këta procedurat, nuk e pranuan këtë ofertë tonë. Ofruam që studenti kandidati me ato procedura që do t’i ketë të jenë në gjuhën maqedone, pro përgjigjen ta jep në gjuhën shqipe, atë, aktvendimin që do e hartojë ta jap në gjuhën amtare në gjuhën që ka studiuar dhe ka kryer shkollimin e tij”, deklaroi Ademi.
Ademi tha se pse përgjigjet nuk mund të jepen në gjuhën shqipe nëse procedurat gjyqësore janë në gjuhën maqedonase.
“Ku është kundërshtimi ligjor këtu? Nuk na u dha përgjigje”, tha Ademi, duke shtuar se e kanë parë insistimin ligjor që Ligji të dërgohet në Komisionin e Venecias.
Ai tha se ata nuk e kanë parë fare propozim ligjin që do të dërgohet në Komisionin e Venedikut.
“Jo ende nuk e kemi parë, e kemi kërkuar atë ditë ta shohim, nuk e dimë se as kush ka qenë pjesë e grupit të punës, e dimë se ka qenë zotëri Shasivari, tani kush është nuk e dimë. Përgjigja është se nuk e kanë gati”, tha Mevlan Ademi.

