“E vetmja rrugë është protesta”, Hava Nasufi paralajmëron për veprime të reja
Hava Nasufi nga Lëvizja Studentore, në emisionin “Debat në Shenja”, tha se ky propozim edhe në vitin 2024 ka qenë i njëjti është dërguar në Komisionin e Venedikut, dhe në Kuvend nuk është pranuar dhe prapë ka mbetur që provimi të jepet në gjuhën maqedonase.
“E them mos më keq se tani jemi duke folur vetëm për provimin e jurisprudencës, ndërsa ne kemi muaj e muaj që themi se nuk flasim vetëm për provimin e jurisprudencës. Flasim për të gjitha prodhimet, degët e tjera, prandaj them se jemi më keq se janë fokusuar vetëm të provimi i jurisprudencës dhe provimet e tjera i kanë lënë që ti mbajë në gjuhën maqedonase”, tha Nasufi.
E pyetur nëse ministri u ka premtuar se propozim ligji para se të dërgohet në Komisionin e Venedikut, do të thirren sërish në takim studentët, Nasufi, deklaroi se u ishte premtuar se do t’i ftojnë në takim, por sipas saj ai takim nuk ka ndodhur asnjëherë.
“Në asnjë moment nuk janë thirrur që të ketë ndonjë bashkëbisedim ta shikojnë me të vërtet studentët dhe pse nuk mund të ecet përpara dhe pse nuk mund të bëhet shqip 100%. Nu ka asnjë ftesë nga ana e tyre, asnjë ftesë që të shkojmë të flasim ta shqyrtojmë çështjen, prandaj e vetmja rrugë është protesta ta ngrejmë zërin diku tjetër që të dëgjohemi”, deklaroi Hava Nasufi.

