200 shoferë të sanksionuar në Shkup: 97 për vozitje të shpejtë

200 shoferë të sanksionuar në Shkup: 97 për vozitje të shpejtë

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (29.04.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 200 masa, nga të cilat 97 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 21 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, shtatë sanksione për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara.

Janë shqiptuar 13 sanksione për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, dy masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, tetë sanksione për kalim sinjali të mbyllur (drita e kuqe).
Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

MARKETING