Zelensky thotë se kundërsulmi kundër trupave ruse “do të ndodhë”

Zelensky thotë se kundërsulmi kundër trupave ruse “do të ndodhë”

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se një kundërofensivë e shumëpritur kundër trupave ruse “do të ndodhë”.

“Do të ketë një kundërsulm,” tha Zelensky, ndërsa u foli gazetarëve nga Finlanda, Danimarka, Suedia dhe Norvegjia. Një video e intervistës është shpërndarë në llogarinë e tij në Telegram.

Ne po përgatitemi për të. Do të ndodhë”, tha ai, raporton CNN.

Zelensky tha se beson në suksesin e misionit dhe se “ne do të jemi në gjendje të çlirojmë territoret tona”.

Por presidenti ukrainas tha se ai “nuk është i gatshëm të thotë në detaje se kur do të ndodhë dhe si”.

Ukraina ka ende nevojë për “armë të caktuara”, tha Zelensky, dhe rreziku kryesor për trupat e tij është nëse ata do të kenë mjaftueshëm municione që u nevojiten.

MARKETING