Zëdhënësja e KE-së për TV SHENJA: Bisedimet me Maqedoninë e Veriut nisin sapo të jenë përmbushur kriteret

Zëdhënësja e KE-së për TV SHENJA: Bisedimet me Maqedoninë e Veriut nisin sapo të jenë përmbushur kriteret

Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të Qeverive të vendeve anëtare në Bashkimin Evropian (Coreper) ka vendosur që Shqipëria të nisë negociatat për anëtarësim në BE me kapituj, me çka do ta ndajnë atë nga Maqedonia e Veriut në rrugën evropiane, shkruan portali i Brukselit “Euraktiv”, duke iu referuar burimeve në Këshillin e BE-së. Të pyetur nga TV Shenja, nga Komisioni Evropian as nuk e kanë mohuar dhe as nuk e kanë pohuar një gjë të tillë.

Zëdhënësja e KE-së, Ana Pisonero 

“Komisioni pret me padurim fillimin e negociatave për klasterin e vlerave themelore sa më shpejt të jetë e mundur me Shqipërinë, dhe me Maqedoninë e Veriut sa më shpejt që të jetë e mundur sapo Maqedonia e Veriut të ketë përmbushur kriteret përkatëse të dakorduara nga Këshilli”

Teuta Buçi /SHENJA/

MARKETING