Mediat shtetërore: Sulmet ajrore jordaneze vrasin 5 civilë në jug të Sirisë

Mediat shtetërore: Sulmet ajrore jordaneze vrasin 5 civilë në jug të Sirisë

Pesë civilë, përfshirë gra dhe fëmijë, sipas mediave shtetërore siriane, u vranë nga sulmet ajrore jordaneze ndaj disa lokacioneve në zonat rurale të provincës jugore siriane Daraa, transmeton Anadolu.

MARKETING

Shik.mk

Agjencia Siriane Arabe e Lajmeve (SANA) nuk dha menjëherë hollësi për lokacionet e goditura apo identitetet e personave të vrarë.

Më herët, Jordania ndërmori sulme ajrore në jug të Sirisë kundër grupeve që ushtria e saj i lidhi me një sulm, ku javën e kaluar u vranë nëntë persona që merrnin pjesë në një ceremoni mortore në një kishë në mbretërinë jordaneze.

MARKETING