Irani: Bisedimet katërpalëshe mbështesin sigurinë rajonale pa ndërhyrje të jashtme

Irani: Bisedimet katërpalëshe mbështesin sigurinë rajonale pa ndërhyrje të jashtme

Sekretari i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Mohsen Rezaei, ka deklaruar se pjesëmarrësit në bisedimet katërpalëshe të zhvilluara sot në Teheran ranë dakord se siguria në Azinë Perëndimore duhet të bazohet te shtetet e rajonit, duke parandaluar ndërhyrjet e jashtme, transmeton Anadolu.

MARKETING

Shik.mk

Rezaei i bëri këto deklarata pas një takimi mes delegacioneve të Turqisë, Arabisë Saudite, Pakistanit dhe Iranit, ku u diskutua për sigurinë rajonale, aktivitetet e Izraelit në rajon dhe zhvillimet në Palestinë dhe Liban.

“Arritëm në përfundimin se siguria e Azisë Perëndimore duhet të bazohet te vendet e rajonit dhe çdo ndërhyrje e jashtme duhet të parandalohet”, tha ai.

Rezaei tha se vendet e rajonit duhet të kishin nisur bashkëpunimin më herët, duke argumentuar se vizitat në Teheran të delegacioneve turke, pakistaneze dhe saudite dëshmuan se kërcënimet e SHBA-së nuk kishin asnjë efekt në nivel global.

Ai tha se bisedimet me zyrtarë të lartë nga të tre vendet kishin krijuar një atmosferë të re pozitive.

“Katër vendet besojnë se bashkëpunimi mes tyre ofron një rrugëdalje nga krizat me të cilat përballet rajoni”, shtoi ai.

Zyrtari iranian theksoi gjithashtu se Izraeli duhet t’i ndalë sulmet ndaj Libanit, jugut të Sirisë, Rripit të Gazës dhe Bregut Perëndimor.

Më herët, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve Jashtme të Iranit, Esmaeil Baqaei, tha se takimi në Teheran, ku morën pjesë zyrtarë iranianë dhe përfaqësues të lartë të vendeve të Aleancës së Mekës, përkatësisht Turqisë, Arabisë Saudite dhe Pakistanit, mund të shënojë fillimin e një kuadri të sigurisë rajonale, të mbështetur në vetë rajonin.

MARKETING