Xhaferi: Populli sërish do t’i përzgjedh ata që mbi dy dekada denjësisht i kanë përfaqësuar

Xhaferi: Populli sërish do t’i përzgjedh ata që mbi dy dekada denjësisht i kanë përfaqësuar

Kryeministri teknik Talat Xhaferi, nga tubimi i Frontit Evropian në Tetovë, i dërgoi porosi VMRO-DPMNE-së, se ata nuk mund të marrin në Qeveri të preferuarit e tyre, për shkak se përfaqësues janë ata që më 8 maj do të përzgjedh, ata që mbi dy dekada në mënyrë të denjë i kanë përfaqësuar shqiptarët.

“Andaj, të mos hezitojmë që familjarisht më 8 maj, bashkërisht në mënyrë festive, zaten e kemi për borxh si evropian që jemi t’i tregojmë botës se ne nuk bëjmë probleme”, tha Xhaferi

Ai tha se tani nuk është koha kur dikur udhëhiqte dikush tjetër dhe bëheshin problemet në vendbanimet shqiptare.

“Qeveria tani udhëhiqet nga ju, e drejtojë unë dhe zotohem se nuk do të ketë asnjë problem”, tha Xhaferi, raporton SHENJA.

MARKETING