Xhaferi: Kësaj detyre do t’i qasem me përgjegjësi ashtu siç kam bërë tërë jetën time

Xhaferi: Kësaj detyre do t’i qasem me përgjegjësi ashtu siç kam bërë tërë jetën time

Mandatari për kryeministër teknik, Talat Xhaferi nga foltorja e Kuvendit tha se kjo përbërje e qeverisë me përgjegjësi do të përmbush detyrat.
“Për mua si madantar nuk ka dallim nëse bëhet fjalë për 1 ditë apo 100 ditë, unë kësaj përgjegjësi do ti qasem ashtu siç kam bërë me gjitha sfidat që janë përballur në jetën time”, tha Xhaferi, raporton SHENJA.
Ai tha se kjo qeveri është në bazë të propozimit të marrëveshjes partiake të mëparshme, dhe se ata do të vazhdojnë me zbatimin e politikave të miratuara.
Xhaferi tha se ata do të respektojnë në tërësi kushtetutën dhe ligjet e Maqedonisë dhe do të sigurojnë që zgjedhjet të jenë të lira dhe demokratike.

MARKETING