Vuçiq: Këto takime janë të rëndësishme për zhvillimin e rajonit

Vuçiq: Këto takime janë të rëndësishme për zhvillimin e rajonit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se këto takime janë të rëndësishme për zhvillimin e rajonit.

Ai tha se kanë biseduar me përfaqësues të SHBA-së dhe BE-së për Planin për rritje dhe do të vazhdohet edhe sot të bisedohet.

“Kemi biseduar për dy gjëra. Njëra është për pjesëmarrje në tregun e përbashkët evropian dhe ajo që është me rëndësi për ne ato vija të gjelbërta para se gjithash për kamionët tanë që të mund të qarkullojnë lirshëm në kufijtë e vendeve të BE-së. Ajo që është me rëndësi është se në ditët në vazhdim do të nënshkruajmë protokollet, dy protokollet që janë të rëndësishme për fillimin, ne shpresojë nga 1 marsi funksionimin e marrëveshjes për qasjen e lirë të fuqisë punëtore në Tiranë, Shkup  dhe Beograd. Pjesa tjerët ka të bëj me rritjen e BE-së. Kemi biseduar gjatë se cilat janë ato reforma që ne duhet të ndërmarrim që të marrim ato para dhe që t’i shfrytëzojmë në mënyrën më të  mirë”, tha Aleksandar Vuçiq, raporton SHENJA.

Ai tha se për herë të parë po flitet vetëm për cështje ekonomike dhe jo për politike, ku siç dihet, tha ai, ka dallime të mëdha. /SHENJA/

MARKETING