Voton Abdixhiku, thirrje të rinjve që votojnë për herë të parë: Vendosni për të ardhmen e Kosovës

Voton Abdixhiku, thirrje të rinjve që votojnë për herë të parë: Vendosni për të ardhmen e Kosovës

Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëkohësisht kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, votoi në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë, bashkë me gruan dhe dy vajzat.

MARKETING

Description of image

Ai ftoi qytetarët të votojnë për të vendosur për “fatin e tyre dhe të Republikës së Kosovës” për katër vitet e ardhshme.

“Është ditë e mirë, është ditë e bukur, është ditë e demokracisë. Në këtë ditë të demokracisë ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës që të marrin pjesë masivisht në vendosjen e fatit të tyre për 4 vitet e ardhme të tyre dhe të Republikës së Kosovës. I uroj të gjithë votuesit që për herë të parë në këto zgjedhje japin votën për të ardhmen e Republikës”, tha Abdixhiku.

MARKETING