VLEN: Viti i ri shkollor me më shumë lehtësi për nxënësit, më pak shpenzime për prindërit

VLEN: Viti i ri shkollor me më shumë lehtësi për nxënësit, më pak shpenzime për prindërit

VLEN ka propozuar rikthimin e masës së “shportës shkollore”, me qëllim uljen e shpenzimeve për familjet në prag të fillimit të vitit të ri shkollor.

MARKETING

Description of image

Sipas njoftimit të VLEN-it, propozimi është bërë përmes ministrit të Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, ndërsa zbritjet do të jenë deri në 15 për qind për një sërë pajisjesh shkollore.

Në masë parashikohet të përfshihen çanta, fletore, lapsa, markera, blloqe vizatimi dhe produkte të tjera bazë të nevojshme për nxënësit.

Produktet që përfshihen në “shportën shkollore” do të shënohen qartë në shitore, ndërsa zbritja do të aplikohet drejtpërdrejt në arkë dhe do të pasqyrohet në kuponin fiskal.

Nga VLEN e cilësojnë këtë si një masë konkrete të Qeverisë për të lehtësuar barrën financiare të familjeve gjatë periudhës së fillimit të vitit shkollor, duke theksuar se mbështetja për fëmijët dhe të rinjtë mbetet një nga prioritetet e tyre.

MARKETING