Arrestohet Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e kunatës së tij, Arlinda Zekaj, është arrestuar pas një aksioni policor në malet e Becit të Gjakovës.
Në operacionin për kapjen e tij kanë marrë pjesë njësi të shumta policore, përfshirë njësitin special FIT.
Sipas informacioneve të raportuara, para arrestimit, Sylaj ishte lokalizuar në një terren malor, ku dyshohet se kishte negociuar me policinë për kushtet e dorëzimit.
Sylaj kishte shkuar në Gjakovë për të marrë veturën e motrës së tij, me qëllim që të vazhdonte arratinë.
Megjithatë, ai dyshohet se hasi në rezistencë nga motra dhe bashkëshorti i saj, çka bëri që planet t’i dështonin.
Pas kësaj, ai mori rrugën drejt zonës malore të Becit, ku dyshohet se u fsheh për t’i shpëtuar kapjes nga policia, por që nuk ja doli gjatë, pasi brenda disa orësh ra ne duart e policisë.

