Videoja bën xhiron e rrjetit! U pyet nga gazetarët për dërgimin e ushqimeve në Gaza dhe armëpushim me Izraelin, Biden përgjigjet duke ngrënë akullore

Videoja bën xhiron e rrjetit! U pyet nga gazetarët për dërgimin e ushqimeve në Gaza dhe armëpushim me Izraelin, Biden përgjigjet duke ngrënë akullore

Presidenti i SHBA-së Joe Biden u pyet nga gazetarët për dërgimin e ndihmave ushqimore në Gaza dhe armëpushim me Izraelin, por përgjigjen e kësaj çështjeje të rëndësishme e ka dhënë teksa konsumonte akullore.

Biden deklaroi se shpreson të ketë një armëpushim në luftën midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza deri të hënën. Gjatë kësaj kohe ai konsumonte akullore dhe fliste për pyetjet e bëra, gjë që tregohet në videon e publikuar nga BBC.

“Ne jemi afër. Nuk kemi mbaruar ende. Shpresoj se të hënën e ardhshme do të kemi një armëpushim”, u tha Biden gazetarëve në New York.

 

MARKETING