(VIDEO) Xhaferi: Marrëveshja për koridoret do të prezantohet në një seancë të mbyllur në Kuvend
Marrëveshja me Bechtel dhe Enka për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10D nuk do tu dorëzohet individualisht deputetëve me certifikatë sigurie, por përfaqësuesit e Qeverisë do t’ia sjellin deputetëve në një seancë të mbyllur të njërit prej komisioneve parlamentare, dhe atëherë ata do të mund të njihen për herë të parë me të. Kjo është pjesë e procedurës që po planifikohet për marrëveshjen e diskutueshme në Kuvend, ka bërë të ditur kryeparlamentari Talat Xhaferi. Mirëpo, ai është pa përgjigje konkrete se cili komision dhe nëse dokumenti do t’u jepet deputetëve, siç kërkoi opozita VMRO-DPMNE.
TALAT XHAFERI, KRYEPARLAMENTAR
“Qeveria më njoftoi se janë të gatshëm ta prezantojnë Marrëveshjen, kështu që sipas faktit se janë të dhëna të klasifikuara, seanca e Komisionit duhet të jetë e mbyllur. Ne jemi ende duke u koordinuar se cili komision dhe kur do të jetë. Koordinatorët janë njoftuar”.
Xhaferi nuk zbulon as se si do të vazhdojë diskutimi i Komisionit për Punë dhe Politikë Sociale për vendosjen e javës 60-orëshe të punës, por as nëse do të caktohen tre komisionet e kryesuara nga opozita dhe në të cilat duhet të rrishikohen 6 ligjet e mbetura që dalin nga Marrëveshja.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/