(VIDEO) VMRO-VLEN, bisedimet në fazë të avancuar, nuk ende marrëveshje përfundimtare për qeverinë

(VIDEO) VMRO-VLEN, bisedimet në fazë të avancuar,  nuk ende marrëveshje përfundimtare për qeverinë

Ajo që mund të them për momentin është se procesi i negociatave bazohet në parime, para së gjithash në procesin e integrimeve europiane, luftën kundër krimit dhe korrupsionit si dhe nevojën për disa reforma për zhvillim të përshpejtuar ekonomik, tha zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së Naum Stoilkovski për ecurinë e negociatave me partnerët e koalicionit për formimin e qeverisë së re.

NAUM STOILKOVSKI, ZËDHËNËS I VMRO-DPMNE-SË

“Për momentin, ajo që mund të thuhet është se negociatat janë në një fazë të avancuar, por ende nuk ka një marrëveshje përfundimtare dhe deri në momentin kur mund të bëhet e ditur, nuk do të japim detaje. Po diskutohen edhe dikasteret që janë të natyrës ekonomike dhe politike, por më e rëndësishmja është që të pranojnë parimet e Qeverisë dhe objektivat e përgjithshme programore”.

Ai theksoi se në negociata i kushtohet vëmendje cilësisë së vetë ndarjes dhe numrit të deputetëve të fituar nga VMRO-DPMNE për këtë përbërje parlamentare. “Mund të them se negociatat do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim”, tha Stoilkovski.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING