(VIDEO) VMRO-ja u bën ftesë deputetëve turq që t’i bashkohen qeverisë, Iljaz: Do qëndrojmë me Frontin Evopian
Nga foltorja e Kuvendit, deputeti nga radhët e VMRO-së, Nikolla Micevski, i ka bërë thirrje deputeve nga radhët e komunitetit turk që t’i bashkohen koalicionit të ardhshëm qeverisës. Micevski ka deklaruar se nëse do të pranonin ofertërn, këtyre atyre do t’u ofrohej një post zëvendëskryeministri.
NIKOLLA MICEVSKI, DEPUTET NGA RADHËT E VMRO-SË
“Në emër të koalicionit tonë, ju ftoj ju edhe deputetët Sali Murat, Rexhep Ismaili dhe deputetë të tjerë që të hyni në koalicion me VMRO-në, me partnerët e koalicionit dhe të gjithë së bashku të mund të punojmë për të mirën e shtetit. Për momentin mund t’ju ofrojmë një post të zëvendësministrit. Urdhëroni hyni në Qeveri dhe të punojmë për ato që po flasim këtu”
Megjithatë, njëri prej deputetëve nga radhët e komunitetit turk, Bejxhan Iljaz, i cili është kryetar i Partisë Demokratike Turke, ka mohuar ftesën e partisë që do të marrë pushtetin, duke theksuar se do t’i qëndrojë besnik marrëveshjes për të qenë pjesë e koalicionit Fronti Evropian.
BEJXHAN ILIJAZ, KRYETAR I PARTISË DEMOKRATIKE TURKE
“Ju e dini që ne si parti, po flas këtu në emër të partisë si kryetar i saj, se para zgjedhjeve kemi biseduar me të gjitha partitë. Këto bisedime i kemi realizuar në bazë të principeve. Edhe vendimi që është marrë për të qenë pjesë e Fronit Evropian, ishte pjesë e atyre bisedimeve. Nuk ishte vendim i gabuar, sepse jo vetëm në qeverinë e re të drejtuar nga VMRO-ja, por ne nuk kemi qenë pjesë e qeverive të viteve të fundit”
Marrëveshja ndërmjet krerëve të partisë Demokratike Turke dhe kreut të BDI-së Ali ahmeti për koalicion u nënshkrua në fund të muajit mars. Gjatë ceremonisë, Bejxhan Ilijaz, ndër të tjera deklaroi se ishte optimist se ky koalicion do të kontribuojë në zhvillimin e vendit dhe do të jetë një faktor kyç në promovimin e vlerave multietnike. Në anën tjetër, ali Ahmeti kishte deklaruar se kjo marrëveshje, më shumë se politikë, ishte bashkëpunim vëllazëror. /SHENJA/