(VIDEO) LSDM akuzon Qeverinë për rrjet biznesi në energjetikë, marrëveshja 13.2 milionë euro lidh Shkupin me Beogradin

(VIDEO) LSDM akuzon Qeverinë për rrjet biznesi në energjetikë, marrëveshja 13.2 milionë euro lidh Shkupin me Beogradin

Nga LSDM sot kanë akuzuar qeverinë për një marrëveshje të re për matës të energjisë elektrike në vlerë rreth 13.2 milionë euro, e realizuar më 11 gusht 2026 midis EVN Macedonia dhe kompanisë serbe “Meter&Control”. Keti Shterjova nga kjo parti tha se kjo marrëveshje hap pyetje të reja në lidhje me rrjetet e biznesit në sektorin e energjisë dhe lidhjet e mundshme me zyrtarët qeveritarë. Sipas saj qeveria ka heshtur për Dushan Adamoviçin,  zyrtar I partisë sërbe dhe konsull nderi i emëruar nga Mickoski, për strukturat jashtë vendit në Qipro që çojnë deri te ‘Grupi Rudnap’ i Vojin Lazareviçit, dhe ai po lidhet drejtpërdrejt me Qeverinë përmes Ministres Sanja Bozhinovska.

KETI SHTERJOVA LSDM

“Po publikojmë një marrëveshje të re biznesi, në vlerë 13.2 milionë euro. Kompania METER&CONTROL nga Serbia është përzgjedhur si mbajtëse e kontratës së EVN Macedonia për furnizimin me matësa të energjisë elektrike. Kontrata u lidh më 11 gusht 2026, me një vlerë të publikuar prej rreth 13.2 milionë eurosh  dhe METER&CONTROL normalisht është e lidhur me Grupin Rudnap, e themeluar në vitin 2008, dhe Grupi Rudnap shfaqet në historinë e tij të pronësisë. Kush është lidhja kryesore me Rudnap? Sanja Bozhinovska, Ministrja e Energjetikës e Mickoskit”.

Shterjova thotë se Bozhinovska ishte drejtoreshë ekzekutive e kompanive të Grupit Rudnap në Evropën Qendrore dhe Lindore në periudhën 2011–2014 dhe se është gjithashtu e lidhur me “Rudnap DOOEL” Shkup, ku ajo ishte menaxhere. Sipas saj “Rudnap” është lidhja si me partinë përparimtare sërbe në Serbi ashtu edhe me VMRO në Maqedoni dhe një pjesë kyçe e rrjetit të biznesit të energjisë të Mickoskit. Sipas saj kjo është arsyeja pse u krijua një ministri e re dhe ishte Bozhinovska që Mickoski emëroi në krye të Ministrisë së Energjetikës.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING