(VIDEO) VLEN përshëndet veprimin e deputetëve të Frontit Europian

(VIDEO) VLEN përshëndet veprimin e deputetëve të Frontit Europian

Gjatë votimit të Ligjit për riorganizimin e ministrive, ajo që ra në sy ishte mbështetja e disa deputetëve të Frontit Evropian, pasi këto të fundit nuk kishin votuar kryetarin e parlamentit të propozuar nga VMRO, madje që në fillim ishin larguar edhe nga salla.

Këtë vendim të Frontit e përshëndet koalicioni VLEN, të cilët thonë se përmes këtij veprimi, një pjesë e BDI-së tregoi se mund të jetë opozitë konstruktive.

VLEN

Ligji për përfaqësimin e drejtë të bashkësive etnike në organet e administratës shtetërore është pjesë e marrëveshjes së koalicionit ndërmjet VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it, e cila do të përmbajë mekanizma që do të zëvendësojnë balancuesin brenda afatit të arsyeshëm. Themelimi i komisionit parlamentar ad hok të kryesuar nga deputeti i opozitës është një hap i mirë në forcimin e kontrollit të pushtetit legjislativ mbi pushtetin ekzekutiv. VLEN shpreh kënaqësinë që thirrjet tona drejtuar disa deputetëve të BDI-së dhanë rezultate”.

Paraprakisht dy koalicionet VMRO dhe Fronti Evropian, kishin bërë me dije për takimin e përbashkët që kishin mbajtur. Në arsyetimin e tyre për ta mbështetur ligjin, kanë thënë se ligji është hartuar me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë të shtetit dhe se është pjesë e programit IPA të Bashkimit Europian.

Fronti Evropian

Në kuadër të takimit u bisedua edhe për dialogun e ndërsjellë ndërmjet pushtetit dhe opozitës, me ç’rast u pranua kërkesa e koalicionit Fronti Europian që brenda një kohe të shkurtër Kuvendi të formojë një komision ad hoc me Kryetar të propozuar nga opozita i cili do ta përcjellë përfaqësimin e drejtë të të gjitha bashkësive etnike në organet e administratës shtetërore dhe për punën e vet do ta informojë Kuvendin dy herë në vit”.

Mirëpo, 4 deputetët e Aleancës për Shqiptarët të Ziadin Selës u distancuan nga vendimi i Frontit për ta votuar Ligjin e propozuar nga VMRO-DPMNE. Megjithatë theksuan se ASH-ja mbetet pjesë e Frontit Europian.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING