Kryediplomati turk merr pjesë në takimin e OKB-së për Deklaratën e Nju Jorkut dhe planin e paqes për Gazën
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan mori pjesë në një takim mbi Deklaratën e Nju Jorkut të vitit të kaluar dhe planin e paqes me 20 pika për zgjidhjen e konfliktit palestinez, njoftoi sot Ministria e Jashtme turke, transmeton Anadolu.
Në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të 81-të të OKB-së në Nju Jork, Fidan mori pjesë në takimin “Rruga përpara: Një vit pas Deklaratës së Nju Jorkut dhe Plani Gjithëpërfshirës i Paqes me 20 pika”, bëri të ditur ministria në platformën turke të mediave sociale NSosyal.
Nuk u dhanë detaje të mëtejshme rreth aktivitetit.
Shtatorin e kaluar, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi një rezolutë që mmbështet Deklaratën e Nju Jorkut, e cila synon të njohë shtetin palestinez dhe të avancojë një zgjidhje me dy shtete për konfliktin izraelito-palestinez.
Në të njëjtin muaj, presidenti amerikan Donald Trump njoftoi planin prej 20 pikash, i cili synon t’i japë fund luftës në Rripin e Gazës dhe të vendosë paqen afatgjate.

