MPB me aksion në të gjithë vendin: Sanksionohen 75 shoferë për përparësinë e kalimit

MPB me aksion në të gjithë vendin: Sanksionohen 75 shoferë për përparësinë e kalimit

Ministria e Punëve të Brendshme ka realizuar dje një kontroll të përforcuar aksionar në të gjithë territorin e vendit, me fokus respektimin e rregullave të përparësisë së kalimit në komunikacion.

MARKETING

Shik.mk

Aksioni është zhvilluar nga Sektori i Çështjeve të Trafikut gjatë intervalit kohor nga ora 07:00 deri në 12:00.

Sipas të dhënave të MPB-së, gjatë këtij kontrolli 5-orësh janë regjistruar gjithsejt 75 shkelje sa i përket përparësisë së kalimit, ndaj të cilave janë marrë masat përkatëse ligjore. Veç kësaj, policia ka detektuar edhe 283 shkelje të tjera të rregullave të trafikut.

Nga MPB nërmendin se kontrollet e tilla të përforcuara do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe ndërgjegjësimin e pjesëmarrësve në trafik.

MARKETING