Delegacioni i Maqedonisë do të marrë pjesë në takimin e BE-së me vendet e Ballkanit në Nju-Jork
Delegacioni i Maqedonisë i kryesuar nga kryeministri Hristijan Mickoski, i cili po merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork, sot duhet të marrë pjesë në takimin e liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, njoftoi korrespondenti special i MIA-s nga Nju-Jorku.
Takimin e udhëheq përfaqësuesja e lartë për Siguri të Përbashkët dhe Politikë të Jashtme e BE-së, Kaja Kallas
Përpara takimit, kryeministri i Maqedonisë Mickoski bëri thirrje për përfshirjen e përfaqësuesve të BE-së me qëllim përmirësimin e dialogut për dallimet me Bullgarinë.
Kryeministri Mickoski gjithashtu informoi se po vijnë sinjale pozitive nga Bashkimi Evropian, veçanërisht pas samitit të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në Tivat, kur Gjermania dhe Franca dolën me një iniciativë për reforma në procesin e zgjerimit.

