(VIDEO) Ulet për 35% çmimi i ngrohjes për bizneset, shkollat ​​fillore dhe dyqanet e vogla në Shkup

(VIDEO) Ulet për 35% çmimi i ngrohjes për bizneset, shkollat ​​fillore dhe dyqanet e vogla në Shkup

Komisioni Rregullаtor i Energjetikës ka ulur për 35% çmimin e ngrohjes për bizneset, shkollat ​​fillore, dhe dyqanet e vogla në Shkup. Kjo, siç njoftoi në konferencën e sotme për media kryetari i KRRE, Marko Bislimoski, është rezultat i uljes së shpenzimeve për blerjen e gazit natyror. Bislimoski tha se këta konsumatorë do të marrin faturat me çmim të ulur për muajin shkurt dhe të njejtit nuk janë subvencionuar gjatë krizës energjetike dhe për këtë po u ndihmohet tani.

MARKO BISLIMOSKI, KRYETAR I KOMISIONIT PËR ENERGJETIKË

“E kemi ulur çmimin e energjisë termike për konsumatorët në Shkup, gjegjësisht për shitoret e vogla, objektet afariste dhe çerdhet për 35 për qind. Para së gjithash, për shkak të uljes së çmimeve në bursa. Ky vendim ka për qëllim të vetëm uljen e kostove të energjisë termike dhe besoj se duke e bërë këtë do të mundësojmë një trend të rritjes së konsumatorëve të rinjë nga kategori të tilla si shfrytëzuesit afarist”.

I pyetur për çmimet e energjisë termike për amvisëritë, Bislimovski tha se çmimet e bursave botërore janë duke u monitoruar dhe vendime të reja do të merren gjatë muajit korrik. Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING