(VIDEO) U premtua në prill, nuk nisin punimet për udhëkyryqin në Saraj

(VIDEO) U premtua në prill, nuk nisin  punimet për udhëkyryqin në Saraj

 

MARKETING

Description of image

Ky është udhëkryqi ku është paralajmëruar ndërtimi i një ure të re dhe i një rrethrrotullimi, projekt që, sipas kryetarit të komunës së Sarajit, do t’i jepte zgjidhje problemit të komunikacionit në këtë zonë. Por, edhe pse tenderimi është paralajmëruar prej muajsh, punimet ende nuk kanë filluar”.

Prej vitesh, ky udhëkryq në hyrje të Sarajit mbetet problematik për pjesëmarrësit në komunikacion. Për zgjidhjen e tij, ishte paralajmëruar ndërtimi i një ure të re dhe një rrethrrotullimi, ndërsa kryetari i Komunës së Sarajit, Muhamed Elmazi, në muajin prill në emisionin “Debat në Shenja” kishte bërë të ditur se tenderimi do të hapej brenda dy deri në tre javësh.

Muhamed Elmazi, kryetari i komunës së Sarajit

Dhe ja një lajm ekskluziv për emisionin e juaj, jo më larg se dje ishim në një takim të përbashkët me kryetarin e qytetit të Shkupit dhe se brenda mos të them ditësh, brenda këtyre dy javëve apo tre bëhet hapja e tenderimit për urën e re dhe rrethrotullimin në Saraj. Dmth, nuk bëhet rrethrotullimi në urën ekzistuese, diku 100 150 më lartë dhe ky të jetë një lajm ekskluziv për emisionin e juaj. Dmth atij problemi të kahmotshëm të banorëve të Sarajit i vjen zgjidhja”.

Por, muaj më vonë, projekti ende nuk ka hyrë në fazën e punimeve. Ndërkohë udhëkryqi ku pritet të ndërtohet rrethrotullimi, është një prej vendeve më të rrezikshme për shoferët që duan të kyçen nga Rruga “Panajot Ginovski” në Bulevardin “Gjorçe Petrov”. Qytetarët thonë se shoferët që vijnë nga Kondova dhe fshatrat tjera përreth e që duan të lidhen në udhëkryqin që çon drejt Sarajit, kanë vështirësi të mëdha dhe shpesh ndodhin edhe aksidente.

Ndërkaq për të mësuar se në cilën fazë ndodhet projekti dhe kur pritet të nisin punimet, kërkuam përgjigje nga Komuna e Sarajit dhe Qyteti i Shkupit, por, deri më tani nga asnjëri prej institucioneve nuk morëm përgjigje.

Anida Murati /SHENJA/

MARKETING