(VIDEO) Të mërkurën do të hapet pika e re për nxjerrjen e dokumenteve në Idrizovë

(VIDEO) Të mërkurën do të hapet pika e re për nxjerrjen e dokumenteve në Idrizovë

Ministri teknik i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski,  ka informuar se të mërkurën do të hapet pika e re për nxjerrjen e dokumenteve personale e cila do të jetë në kuadër të Qendres për trajnime në Idrizovë. Toshkovski në një intërvistë për “Sloboden Peçat” sqaroi se me stafin e pikës së re do të mund të shërbejnë 250 deri në 300 persona në ditë.

PANÇE TOSHKOVSKI, MINISTËR TEKNIK I PUNËVE TË BRENDSHME

“Të mërkurën do të hapet pika e re për nxjerrjen e dokumenteve personale, e cila do të jetë në Qendrën e trajnimit në Idrizovë. Pika do të jetë me katër stacione bazë që janë transferuar në Idrizovë nga brendësia e vendit. Ne po fillojmë me një turn, sepse për këtë kemi staf të trajnuar dhe do të mund t’u shërbejmë 250 deri në 300 veta”.

Problemi më i madh sipas Toshkovskit është shtypja e dokumenteve personale, pasi numri që prodhojnë pasaporta nuk është më 50 mijë në muaj, por 75 deri në 80 mijë edhe pse posedojnë vetëm dy makina për shtypjen e dokumenteve personale. Ai shtoi se formularët do të jenë në dispozicion deri më datën 8 maj. Ai tha se deri më tani kanë rreth 400 mijë formularë që do të dorëzohen deri në qershor. /SHENJA/

MARKETING