(VIDEO) Sulejmani: Nuk është e vërtetë që është mbyllur paralelja shqip
Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, njoftoi se kanë ndërmarrë masa dhe se kanë zhvilluar koordinim me komunën e Butelit, ku si rezultat i marrëveshjes së arritur janë regjistruar mbi 30 fëmijë nga Çairi të cilët jetojnë në afërsi të shkollës dhe kanë vëlla ose motër që tashmë ndjek mësimin në Shkollën Fillore “Petar Zdravkovski Penko” në Butel. Sipas Sulejmanit, kjo është një zgjidhje praktike për familjet që tashmë kanë fëmijët në këtë shkollë dhe sipas tij në mënyrë që të mos detyrohen t’i dërgojnë fëmijët nëpër shkolla të ndryshme.
Sulejmani, sqaroi se sipas të dhënave zyrtare, vitin e kaluar në klasën e parë në gjuhën shqipe kanë funksionuar 4 paralele, dhe jo 5, ku edhe këtë vit janë formuar njësoj 4 paralele.
DRITON SULEJMANI, ZËVENDËSMINISTËR I ARSIMIT DHE SHKENCËS
“Pas përfundimit të regjistrimit këto katër paralele kanë mesatarisht nga 25 nxënës, pra numri i paraleleve nuk është zvogëluar ndërsa organizimi është bërë në përputhje me ligjin dhe duke pasur kujdes në cilësinë e procesit edukativo-arsimor. Prandaj pretendime se këtë vitë se e kanë mbyllur një paralele në gjuhën shqipe nuk përputhet me dokumentacionin zyrtar vitin e kaluar kanë funksionuar katër paralele dhe po aq funksionjnë edhe këtë vit, ndërkohë pas kordinimit institucional janë regjstruar mbi 30 fëmijë nga Çairi”.
Zëvendësministri u bëri apel të gjithave institucioneve se çdo paqartësi e këtij lloji duhet të adresohet me kohë dhe siç tha ai përmes komunikimit institucional në mënyrë që fëmijët dhe familjet e tyre të mos përballen me situata të tilla. /SHENJA/

