(VIDEO) Spasovski: Sulmi në “East Gate”, ballafaqim i bandave kriminale të krijuara për 30 vjet

(VIDEO) Spasovski: Sulmi në “East Gate”, ballafaqim i bandave kriminale të krijuara për 30 vjet

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ka folur për rastin e fundit që ndodhi në Qendrën Tregtare “East Gate”, ku nga të shtëna me armësh u plagosën rëndë dy persona. Spasovski për MIA-në thot se janë duke biseduar me shumë persona, po sigurojnë prova dhe janë duke punuar intensivisht për gjetjen e sulmuesit, por siç thotë ai, ende është herët për të dhënë më shumë informacione për opinionin. Sipas Spasovskit, rolin kryesor në hetim e ka Departamenti i Hetimeve të Mjekësisë Ligjore. Në lidhje me motivet, i pari i policisë thotë se është ballafaqim i bandave kriminale të krijuara 30 vjet për të cilat, ai shtoi  se flitet shumë dhe askush nuk ka marrë  përgjegjësi për t’u marrë me to.

OLIVER SPASOVSKI, MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME

“Janë struktura kriminale të krijuara prej 30 e më shumë vitesh, për të cilët të gjithë flasin me zë të lartë, por askush nuk mori përgjegjësi për t’u pastruar me to dhe kjo udhëheqje e bëri dhe është e vendosur të pastrojë deri në fund. Duhet shumë burime, shumë mund, shumë energji që kjo të ndodhë, por gjërat që do të kontribuojnë që struktura të tilla kriminale të qëndrojnë prapa hekurave, të dalin para drejtësisë duhet të plotësohen”.

Ndërkaq, Oliver Spasovski më tej thotë se gjatë mandatit të tij në krye të policisë, kanë rezelutate më të mira në 30 vitet e fundit, pasi siç thot ai, 5.441 persona janë sanksionuar në luftë kundër tregtisë së kundërligjshme me drogë.

OLIVER SPASOVSKI, MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME

“Pikërisht terrorizmi, krimi i organizuar në të cilin bënë pjesë edhe tregtia e kundërligjshme me drogë, armë dhe kontrabanda me migrantë,  janë sfida para të cilave të gjithë jemi të ballafaquar dhe kërkojmë mënyrë se si të përballemi me këtë problem. Gjithsesi vendosja dhe parashikueshmëria e këtillë në pjesën e kriminalitetit me drogë, është diçka që ia kemi dhënë vetes si një prioritet kulmor dhe në të cilin punojmë me një vrull të madh të gjitha këto vite. Së pari, dëshiroj të them se në këto nëntë muaj të këtij viti kemi zvogëlim të krimit të përgjithshëm në shtet për 11%, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2022, kurse e dimë se vitin 2022 e përfunduam me rezultate të cilat ishin më të mirat në 30 vitet e fundit”.

Oliver Spasovski deklaroi se pikërisht këto janë prioritetet në të cilat  punojnë pa ndërprerë dhe siç potencon ai, mund të thuhet se bëhet fjalë për një luftë të ashpër të cilën e udhëheqin me këtë sfidë të sigurisë.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING