(VIDEO) Kalaja pritet të jetë gati për Shkupin si kryeqytet evropian i kulturës

(VIDEO) Kalaja pritet të jetë gati për Shkupin si kryeqytet evropian i kulturës

Kryeministri Hristijan Mickoski, sot ka inspektuar aktivitetet përfundimtare për rinovimin dhe vënien në funksion të dy objekteve muzeale në Kalanë e Shkupit. Ka shumë gjëra që duhet të rregullohen dhe njëra prej tyre është edhe Kalaja e Shkupit, deklaroi Mickoski, duke shtuar se në periudhën në vijim Kalaja do ta marrë pamjen dhe funksionalitetin që meriton dhe se ky do të jetë synimi i tyre si Qeveri.

MARKETING

Shik.mk

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR

“Pres që, kur e gjithë kjo të përfundojë, të kemi në Shkup një objekt vërtet me cilësi të jashtëzakonshme, i cili do të përfaqësojë një nga atraksionet e pakta turistike jashtëzakonisht të rralla dhe të rëndësishme këtu në Shkup. Nëse gjithçka shkon siç duhet, kjo do të ndodhë vitin e ardhshëm, natyrisht nëse fillojmë që sivjet”.

Mickoski theksoi se është bërë njëfarë rregullimi hortikulturor, që vizitorët të kenë mundësi të njihen sadopak me Kalanë e Shkupit, por sipas tij nuk janë të kënaqur me gjendjen aktuale. Kryeministri bëri të ditur se si Qeveri, do t’i mbështesin institucionet si financiarisht, ashtu edhe në aspektin logjistik, ku sic tha ai, që Kalaja ta marrë pamjen që meriton dhe të jetë pjesë e Shkupit, si Kryeqytet Evropian i Kulturës.

Zebushe Ramadani /SHENJA/

MARKETING