(VIDEO) Filipçe: Paraardhësit tanë luftuan që ne të kemi shtet, jo ta braktisim atë
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në Prilep, me rastin e 85-vjetorit të Kryengritjes Popullore dhe luftës antifashiste, deklaroi se brezi i sotëm ka një detyrim historik për të luftuar për një të ardhme në të cilën të rinjtë do të qëndrojnë në Maqedoni dhe do ta ndërtojnë jetën e tyre këtu. Filipçe ka theksuar se bankat e zbrazëta në shkolla dhe numri i zvogëluar i nxënësve që regjistrohen në klasën e parë janë një alarm serioz për të ardhmen e shtetit, duke nënvizuar se Maqedonia nuk duhet të pajtohet me largimin e të rinjve nga vendi.
VENKO FILIPCE-KRYETAR I LSDM-së
“Sepse sot, pamja më e trishtë e Maqedonisë janë bankat e zbrazëta në shkolla. Këtë vit kemi rreth 3.000 nxënës të klasës së parë më pak. Ky është alarmi që të gjithë duhet ta dëgjojmë. Sepse një shtet pa të rinj nuk ka të ardhme. Ne nuk duhet të pajtohemi me këtë dhe nuk do të pajtohemi”.
Filipçe theksoi se emigrimi nuk duhet të bëhet normalitet dhe se çdo i ri duhet të ketë perspektivë në atdheun e tij. Ai tha nuk pranojnë që një brez i tërë të besojë se nuk ka vend për të në atdheun e vet, dhe se patriotizmi matet me mënyrën se si jetojnë njerëzit sot dhe sipas tij, me atë që do t’u lënë fëmijëve nesër, dhe se kjo është masa me të cilën matet suksesi i politikës. Kryeatri i LSDM-së, bëri të ditur se, detyra e tyre e ardhshme e madhe kombëtare është e përbashkët e ardhmja evropiane dhe mundësitë evropiane.
Zebushe Ramadani /SHENJA/

