(VIDEO) Sindikatat me protesta më 2 dhe 7 prill nëse nuk ka marrëveshje për pagat

(VIDEO) Sindikatat me protesta më 2 dhe 7 prill nëse nuk ka marrëveshje për pagat

Kryetari i lidhjes së sindikatave Sllobodan Trendafilov ka dënuar ashpër “sulmet politike”, siç i quan ai nga VMRO DPMNE. Ai thotë se në asnjë demokraci, por vetëm në raste si Bjellorusia, qeveria nuk sulmon politikisht një organizatë sindikale vetëm sepse kërkon që paga minimale të rritet në 500 euro. Aktualisht, sipas Trendafilovit, zyrtarët partiakë në rolin e drejtorëve po ushtrojnë presion mbi të punësuarit në institucione publike, duke iu kërkuar për tu bashkuar organizatave sindikale paralele të parëndësishme me qëllim që LSM të mos I plotësojë kërkesat për tu konsideruar sindikat legjitime.

SLLOBODAN TRENDAFILOV, KRYETAR I LIDHJES SË SINDIKATAVE

LSM priste që Qeveria të ishte mirëkuptuese, por ajo që morëm ishin sulmet bazë nga VMRO-DPMNE, që është e papranueshme në një shoqëri demokratike. Qeveria aktualisht është në kërkim të një partneri sindikal ‘të porositur’ dhe dëshiron ta përjashtojë LSM-në nga Këshilli Ekonomik dhe Social. Unë nuk e dija që isha aq i fortë sa mund të bashkoja gjithë opozitën për të qëndruar pas meje dhe se qeveria do të kishte frikë dhe do të donte të më eliminonte . Nuk i kemi zgjedhur ne, nuk i paguajmë që të punojnë kundër interesave të punëtorëve”.

Trendafilov bëri të ditur se do të ketë protesta të mëdha më 2 dhe 7 prill nëse nuk arrihet marrëveshje.

SLLOBODAN TRENDAFILOV, KRYETAR I LIDHJES SË SINDIKATAVE

Kryesia e LSM-së, sikurse e bëmë vitin e kaluar, më 2, 7 prill dhe 1 maj, ka shumë mundësi që nëse nuk ka marrëveshje, të dalim në protesta si vitin e kaluar dhe të tregojmë se ne punëtorët po e kthejmë klasën punëtore në derën e madhe, duke pasur parasysh se po përpiqen të na bëjnë atë që na bënë paraardhësit e tyre”.

Trendafilov tha se lidhur me këtë situatë do të kërkojnë ndihmë edhe nga sindikatat europiane dhe ndërkombëtare.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING