(VIDEO) Nga mesnata benzina ulet për 5 denarë, çmimi i diselit nuk ndryshon

(VIDEO) Nga mesnata benzina ulet për 5 denarë, çmimi i diselit nuk ndryshon

Vendimi i i ri i Komisionit Rregullator i Energjetikës sjellë lajm të mirë për shoferët, veturat e të cilëve përdorin benzinë, por të njejtin fat nuk e kanë edhe shoferët, veturat e të cilëve përdorin dizelin, pasi, siç njoftojnë nga KRRE, çmimet e benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 nga mesnata do të ulen për 5 denarë për litër, ndërsa çmimi i EURODIZELIT mbetet i pandryshuar.

MARKETING

Shik.mk

Nga nesër, një litër EUROSUPER BS-95 do të kushtojë 91 denarë, ndërsa EUROSUPER BS-98 do të shitet për 93 denarë për litër. Çmimi i EURODIZELIT mbetet 99 denarë për litër.

Vaji ekstra i lehtë për amvisëri lirohet për 0,50 denarë dhe do të kushtojë 110 denarë për litër.

Ndërkohë, çmimi i mazutit M-1 SU rritet për 0,694 denarë për kilogram dhe do të jetë 54,273 denarë për kilogram.

Nga KRrE theksojnë se këto janë çmimet maksimale të lejuara, ndërsa tregtarët me shumicë dhe pakicë mund t’i shesin derivatet edhe me çmime më të ulëta.

Kujtojmë se çmimi i naftës së papërpunuar Brent në tregjet ndërkombëtare më 26 tetor është rreth 115 dollarë për fuçi. Ndërkohë, në Maqedoninë e Veriut ende janë masat aktive të qeverisë, të cilat i kanë ndërmarrë për të zbutur ndikimin e çmimeve të derivateve te qytetarët, përfshirë uljen e TVSH-së nga 18 në 10 për qind dhe marrëveshjen për zbritje për dy denarë me kompaninë OKTA.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING