(VIDEO) Qeveria mburret se shporta e tyre ka 358 denarë më pak në shtator

(VIDEO) Qeveria mburret se shporta e tyre ka 358 denarë më pak në shtator

Shporta mesatare e konsumit, sipas përllogaritjeve të Ministrisë së Ekonomisë është ulur për 358 denarë në shtator, në krahasim me muajin gusht, kështu ka bërë të ditur ministri i ekonomisë Besar Durmishi pas takimit me këshillin ekonomiko social. Ndërkaq në krahasim me muajin janar ajo është rritur për 1.736 denarë ose 3,1 për qind. Sipas Durmishit dallimet më të mëdha në shtator janë evidentuar te çmimet e pijeve, veshjeve dhe këpucëve, arsimit, banimit dhe shpenzimeve komunale.

MARKETING

Shik.mk

Besar Durmishi, ministër i ekonomisë

“Per muajin shtator 2026 shporta mesatare konsumatore e ministrisë është 58.117 denarë për një amvisëri 4 anëtarëshe. Ajo është e ulur për 358 denarë përkatësisht për 0.6 përqind krahasuar me muajin gusht, por krahasuar me muajin janar është rritur për 1 736 denarë, ose për 3.1 përqind. Pra ne po monitorojmë me kujdes lëvizjet afatshkurtra dhe presionin mbi buxhetet familjare’’.

Ndërkaq sa i përket kërkesave të qytetarëve dhe sindikatave lidhur me rritjen e pages minimale, Durmishi theksoi se rritje të pagës minimale do të ketë në mars të 2027, në bazë ligjore. I pyetur se a do të jetë një rritje shumë e ulët siç është bërë çdo vit tha se paga duhet bazuar në parametra ekonomik dhe duke e marrë parasysh fuqinë blerëse.

Besar Durmishi, ministër i ekonomisë

“Normalisht, duhet ta kemi parasysh edhe fuqinë blerëse. Nëse e rrisim pagën minimale pa një bazë ekonomike, mund të shkaktojmë inflacion dhe humbje të vendeve të punës, sepse bizneset e vogla mund të mos arrijnë t’i mbulojnë shpenzimet për punëtorët.Paga duhet të rritet duke u bazuar në parametrat ekonomikë dhe duke marrë parasysh fuqinë blerëse”.

I pyetur për çmimet në tregje që rriten me tempo më të lartë se harmonizimi i pagave çdo vit tha se për momentin, si ministri nuk kanë ndërmarrë masa të reja, por funksionojnë kontrollet e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, i cili i informon për gjetjet e ti, dhe në rast rritje enorme ato sanksionohen.

Durmishi mburet me rritjen e pagës mesatare dhe thotë se këtë vit paga mesatare është rritur në rreth 48.000 denarë, ose afërsisht 800 euro, si dhe vuri në pah se do të punojnë deri në fund të mandatit që paga mesatare të kalojë 1.000 euro.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING