(VIDEO) Holovnja: Zgjidhni vet problemet me fqinjët!
Momentalisht Evropa por edhe e gjithë bota është në një situatë jostabile dhe ndodhet në një polikrizë pas krizave të shumta që erdhi pas pandemisë dhe kjo gjithsesi do të ndikojë edhe në Ballkanin Perëndimor, ka thënë sot nënkryetari i Kuvendit të Polonisë Shimon Holovnja, pas vizitës së tij në Parlamentin e Maqedonisë. Duke komentuar valën e protestave që kanë shpërthyer në disa vende të Evropës si dhe në Shqipëri, ai tha se, pas gjithë këtyre krizave, nuk është çudi që shoqëritë po trazohen, pasi njerëzit kërkojnë ndryshim dhe stabilitet. Ai po ashtu, ka këshilluar vendimmarrësit e Maqedonisë së Veriut që të zgjidh mosmarrëveshjet me fqinjët, duke paralajmëruar se shumë shpejt dikush tjetër do t’i zgjidhë ato.
Shimon Holovnja, nënkryetar i Kuvendit të Polonisë
“Nuk do të ketë ndryshime në parimin e votimit njëzëri kur bëhet fjalë për zgjerimin, të jeni të sigurt se ajo do të jetë ashtu. Nisur nga kjo, le të jetë tendenca juaj që të zgjidhni mosmarrëveshjet me partnerët tuaj dhe me fqinjët, sepse nëse ne nuk mund ta zgjidhim, ju nuk mund ta zgjidhni, atëherë dikush tjetër do të tentojë ta zgjidhë atë problem në emrin tuaj shumë shpejtë. Te Polonia gjeni bashkëpunimin e shkëlqyer të Polonisë, ka konsensus për zgjerimin e Bashkimit Evropian drejt Ballkanit Perëndimor dhe ajo mbështetje është mbi 70%. Duhet të jeni të kujdesshëm sepse momentalisht, koha punon kundër jush”.
Edhe nënkryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Antonio Milloshoski ka komentuar zhvillimet rajonale. Sa i përket zgjedhjeve në Serbi, ai tha se për Maqedoninë është e rëndësishme që ato marrëdhënie dhe bashkëpunime miqësore të sëndërtohen edhe më shumë. Ndërsa sa i përket zgjedhjeve në disa shtete të Evropës që pritet të mbahen në periudhën në vazhdim, ai tha se ndikim më të thellë mund të kenë zgjedhjet e vitit të ardhshëm në Francë.
Antonio Milloshoski, nënkryetar i Kuvendit i Maqedonisë
“Sa i përket zgjedhjeve që vijojnë në disa vende anëtare të BE-së, ajo që tërheqë më shumë vëmendje janë zgjedhjet për presidentin e Republikës së Francës vitin e ardhshëm. Nuk mund ta parashikojmë rezultatin dhe cili do të jetë vullneti i qytetarëve, por në çdo rast, nëse kemi turbilenca politike në lidhje me ato zgjedhje mund të kemi befasi të këndshme por edhe të pakëndshme në raport me zgjerimin e Bashkimit Evropian, varësisht prej asaj se kush do të jetë në krye të Republikës së Francës nga viti i ardhshëm” .
Ai theksoi se integrimi evropian mbetet një prioritet strategjik i vendit, ndërsa përparimi në procesin e anëtarësimit duhet të bazohet në kritere objektive, reforma të zbatuara dhe rezultate të arritura. Teuta Buçi /SHENJA/

