(VIDEO) Shkolla e rihapur e policisë do të pranojë 200 nxënës

(VIDEO) Shkolla e rihapur e policisë do të pranojë 200 nxënës

Nxënësit që kanë përfunduar vitin e dytë të arsimit të mesëm në çdo shkollë të mesme katërvjeçare në vend do të mund të aplikojnë për regjistrim në Shkollën e Mesme të Policisë “7 Maji” në Akademinë e Policisë në Ministrinë e Brendshme”.  Ministria e punëve të Brendshme shpalli konkurs për pranimin e 200 nxënësve. Nxënësit që regjistrohen do të ndjekin mësime në lëndët e arsimit profesional dhe të përgjithshëm dhe do të qëndrojnë në një konvikt si pjesë e Qendrës së Trajnimit të Ministrisë së Brendshme në Idrizovë, ku janë shkolluar 24 breza oficerësh policie, nga viti 1972 deri në vitin 2000, në ish-shkollën katërvjeçare të policisë.  Në përputhje me thirrjen publike, kur të diplomohen, Ministria e Brendshme do t’u sigurojë atyre një vend pune si oficer policie.

Për t’u regjistruar, kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e konkursin dhe të kalojnë procesin e përzgjedhjes, i cili do të përbëhet nga tre faza: një test i aftësive motorike; një test me shkrim (test i arsimit të përgjithshëm) dhe një intervistë individuale me kandidatin.

Konkursi është i hapur nga 3 korriku dhe do të zgjasë 15 ditë, ku të interesuarit duhet të dorëzojnë dokumentet e nevojshme së bashku me aplikacionin, i cili është i disponueshëm për shkarkim në thirrjen e Ministrisë së Brendshme. I gjithë procesi i zbatimit të konkursit dhe përzgjedhjes pritet të përfundojë rreth mesit të gushtit.

Kandidatët do të përzgjidhen nga një komision I përpërë nga kryetari dhe katër anëtarë dhe zëvendësit e tyre nga njësitë përkatëse organizative të Ministrisë së punëve të Brendshme.

Shkolla e Mesme e Policisë – Akademia e Policisë u krijua me vendim të Qeverisë dhe bazuar në Ligjin për Shkollën e Mesme të Policisë, i cili u miratua në gusht të vitit të kaluar për shkak të mungesës së arsimit të mesëm të formalizuar policor. /SHENJA/

MARKETING