(VIDEO) Arrestohen dy persona për mashtrim në një platformë të rreme në internet

(VIDEO) Arrestohen dy persona për mashtrim në një platformë të rreme në internet

Sektori për Krim Kompjuterik dhe Forenzikë Digjitale ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Manastir ndaj një 56-vjeçareje nga Manastiri, me inicialet M.K., dhe një 38-vjeçari nga Estonia, me inicialet A.S. Ata dyshohen për veprën penale “Mashtrim”, pasi kanë bindur një numër të madh qytetarësh të investojnë në një platformë të rreme në internet, duke u shkaktuar dëme të konsiderueshme financiare.

MARKETING

Shik.mk

Nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) bëjnë të ditur se mashtrimi është zhvilluar në periudhën nga dhjetori i vitit 2025 deri në prill të vitit 2026. Të kallëzuarit kanë përdorur një kanal në një aplikacion mobil, me disa qindra abonentë, ku kanë premtuar fitime nga investimet, të cilat nuk janë realizuar asnjëherë.

Edhe pse në Sektor zyrtarisht kanë mbërritur vetëm pesë denoncime nga qytetarë të dëmtuar, analizat e llogarisë bankare të të kallëzuarës së parë kanë treguar se viktima të kësaj skeme janë qindra qytetarë nga i gjithë vendi, shumica prej të cilëve ende nuk e kanë denoncuar rastin.

Identiteti i autorëve është zbuluar pas një hetimi disa mujor, në të cilin kanë marrë pjesë disa institucione vendore dhe të huaja, përmes shkëmbimit ndërkombëtar të informacioneve.

Për shkak të shpeshtësisë së rasteve të tilla, Sektori për Krim Kompjuterik u bëri thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm dhe të mos u besojnë premtimeve për fitime të shpejta dhe të lehta në internet. Mashtruesit, përmes rrjeteve sociale, profileve të rreme dhe telefonatave, ofrojnë investime në kriptovaluta duke premtuar fitime të larta dhe të sigurta, ndërsa qytetarët i bindin të transferojnë para në platforma të rreme investimi, të cilat mund të duken plotësisht të ligjshme. /SHENJA/

 

MARKETING