(VIDEO) Autostrada Shkup – Bllacë do të na lidhë me portin e Tivarit
Zëvendëskryeministri Aleksandar Nikollovski u shpreh se autostrada Shkup – Bllacë, e cila nisi në fund të muajit gusht, do të lidh vendin me portin e Tivarit. Ai thekson se si vend që nuk ka dalje në det, fokusin në përmirësimin e infrastrukturës dhe synojnë lidhjen me tre porte, njëra prej të cilave është porti i Durrësit.
Aleksandar Nikollovski, zv/kryeministër
“Në fund të gushtit, Maqedonia filloi ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë, që do të thotë një lidhje direkte me Malin e Zi, një lidhje autostradë dhe do të thotë hapja e Maqedonisë ndaj një porti të tretë, që është porti i Tivarit. Duke pasur parasysh që tashmë kemi një lidhje të mirë me portin e Selanikut, po ndërtojmë një lidhje me portin e Durresit dhe me ndërtimin e kësaj autostrade do të kemi një lidhje të shkëlqyer me portin e Tivarit”.
Në pyetjen se çfarë presin nga Qeveria e re në Serbia dhe a mund të ndërpritet ndonjë nga projektet e nisura infrastrukturore, Nikollovski nuk beson se mund të ndodh një gjë e tillë.
Aleksandar Nikollovski, zv/kryeministër
“Shembulli më i mirë se ndryshimi i pushtetit nuk ndikon në këto projekte të mëdha është ajo që do të ndodhë në dhjetor. Pavarësisht ndryshimit të qeverisë në Hungari, më 13 dhjetor do të fillojë të qarkullojë treni me shpejtësi të lartë nga Beogradi nëpërmjet Budapestit në Vjenë, kështu që këto projekte mbeten me përparësi strategjike dhe pres që në këtë mënyrë të vazhdoj edhe Qeveria e re e Serbisë, ta vazhdoj ta zhvilloj infrastrukturën sepse Korridori 10 është lidhje natyrale për ta, me detin e Zi dhe nuk pres që ata të heqin dorë prej kësaj”.
Ndërkohë Qeveria sot njoftoi se prej më 1 maj do të startojë linja ajrore Tivat-Shkup, e cila në fillim do të jetë 2 herë në javë.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

