(VIDEO) Shaqiri: Shqiptarët po diskriminohen për gjuhën e në investime kapitale

(VIDEO) Shaqiri: Shqiptarët po diskriminohen për gjuhën e në investime kapitale

I ftuari i rradhës i gazetarës  Teuta Buçi në emisionin IMPAKT në televizionin Shenja, ka qen deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Rijad Shaqiri, me të cilin kanë shtjelluar një sërë çështje aktuale e në vend.

Sa i përket mos pordorimit të gjuhës shqipe në disa tabela, e sidomos ajo e fundit në tabelën hyrëse  në mega parkun në komunën e Butelit, ku në tabelën e vendosur , shkruhet vetëm në gjuhën maqedonase dhe anashkolohet gjuha shqipe , Shaqiri tha se ky fenomen nga kjo qeveri ka filluar fillimisht në institucionet shtetërore, e tani më ka zbritur edhe tek ata lokale.

RIJAD SHAQIRI, DEPUTET I ALEANCËS PËR SHQIPTARËT

“Në një park që rregullohet edhe  nga taksapaguesit shqiptarë, ku shumica e popullatës jetojnë shqiptarë në atë pjesë , d.m.th ke mbishkrime vetëm në gjuhën maqedonase dhe kjo është një qasje tendecioze nga vet strukturat e VMRO-DPMNE-së, të cilët mendojnë se Maqedonia është vend ku thjesht ata duhet të dominojnë. Duhet ta kenë parasysh edhe VMRO-DPMNE edhe kush do tjetër që mendon ashtu se Maqedonia e Veriut është shtet i përbashkët i të gjithë qytetarëve që jetojnë në RMV”.

Ai madje ju bëri thirrje qytetarëve  shqiptarë që jetojnë në Komunën e Butelit, por që në dokumentet personale kanë vendbanim në komuna të tjera, ta ndryshojnë adresën e tyre zyrtare. Sipas tij, kjo do të ndikonte në pasqyrimin e strukturës reale demografike të komunës në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Përveç anashkalimit të gjuhës shqipe, deputeti i ASH-së tha se shqiptarët po përballen me padrejtësi edhe  në ndarjen e investimeve kapitale.

RIJAD SHAQIRI, DEPUTET I ALEANCËS PËR SHQIPTARËT

“Nëse flasim edhe në aspektin financiar, kompanitë shqiptare janë ato të cilat kontribuojnë me të hyra buxhetore ndoshta më shumë se kompanitë e tjera, por kur vjen momenti për kthimin e mjeteve financiare në formë të investimeve në zonat shqiptare, shteti është i padrejtë në këtë drejtim.Sepse, komplet infrastrukturën apo investimet kapitale i orienton në pjesët lindore dhe kjo është për të ardhur keq”.

Ndëkaq, në lidhje me propozimin e ministrisë së Drejtësisë që  provimin e jurisprudencës të mbahet në gjuhën shqope për rreth 80 përqind, Shaqiri e cilësoi atë si gjysmak dhe të papranueshëm. Sipas tij, qëllimi i pushtetit është që gjatë këtij mandati provimi të mos mundësohet në gjuhën shqipe, prandaj e kanë dërguar në komisionin

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING