(VIDEO) “Qyteti i Sigurt” uli për 40% numrin e viktimave në aksidente

(VIDEO) “Qyteti i Sigurt” uli për 40% numrin e viktimave në aksidente

Projekti “Qyteti i Sigurt”, si duket po jep efekt pozitiv, pasi nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se nga muaji shkurt, deri në qershor të këtij viti, numri i viktimave në aksidentet e trafikut është ulur për 40% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Nga MPB theksojnë se ky projekt përfaqëson një nga mekanizmat më të rëndësishëm për modernizimin e punës së policisë dhe mbrojtjen e jetës së qytetarëve.

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME

Rezultatet tashmë e dëshmojnë këtë. Në periudhën nga shkurti deri në qershor të këtij viti, numri i personave të humbur në aksidentet e trafikut është ulur për 40 për qind – nga 55 viktima në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, në 34 viktima këtë vit”.

Që nga fillimi i zbatimit të sistemit, nga MPB njoftojnë se janë evidentuar mbi 130 mijë kundërvajtje në komunikacion, ndërsa më shumë se 95 për qind e tyre kanë të bëjnë me tejkalimin e shpejtësisë së lejuar.

Kujtojmë se sistemi “Qyteti i Sigurt” është në funksion në Shkup, Kumanovë dhe Tetovë, si dhe në disa segmente të Korridorit 8 dhe Korridorit 10, Ndërsa në Ohër janë ke u testuar kamerat e “Qytetit të Sigurtë. Autoritetet kanë paralajmëruar se faza e ardhshme do të përfshijë edhe qytete të tjera, me synimin që sistemi të shtrihet në të gjithë territorin e vendit dhe të kontribuojë në rritjen e sigurisë në komunikacion, sepse siç theksojnë nga MPB, synimi i tyre nuk është të shqiptojnë më shumë gjoba, por të ketë më pak aksidente trafiku, më pak jetë të humbura dhe rrugë më të sigurta për të gjithë.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING