(VIDEO) Publikohet “online” projektligji i ri për tekstet shkollore, priten popozimet në 20 ditët e ardhshme

(VIDEO) Publikohet “online” projektligji i ri për tekstet shkollore, priten popozimet në 20 ditët e ardhshme

Projektligji i ri për tekstet shkollore në arsimin fillor dhe të mesëm nga dje është publikuar në Regjistrin Kombëtar Elektronik të Rregulloreve dhe do të jetë i hapur për propozime në 20 ditët e ardhshme, njoftoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska. Siç tha ajo, ligji i ri do t’u mundësojë botuesve të dorëzojnë tekste të përgatitura që do të kalojnë të gjitha filtrat e Ministrisë së Arsimit.

Vesna Janevska, ministre e Arsimit dhe Shkencës

Më e reja është që këtë herë u japim mundësi shtëpive botuese të marrin pjesë me tekste shkollore tashmë të përgatitura, më pas në procedurën e zgjedhjes, miratimi nga Zyrat e zhvillimit për arsim dhe shqyrtimi nga komisioni ndërkombëtar dhe detyra për shtypje të transferohet te shtëpitë botuese të cilat sipas marrveshjes janë të detyruar t’i dorëzojnë tekstet shkollore deri më 1 shtator”.

Ajo shtoi se nga ky vit i parë do të shohin nëse pjesa më e madhe e procedurave do të kalojnë në shtëpitë botuese dhe presin që të marrin tekste shkollore më cilësore dhe efikasitet më të madh, që siç theksoi Janevska, të mos përfundojnë në një situatë ku nuk i posedojnë tekstet e fillimit të vitit shkollor.

Sa i përket teksteve shkollore ajo u pyet edhe për mungesën e teksteve të reja në shkollat e Tetovës, ku nxënësit detyrohen të mësojnë nga ato të grisura apo t’i fotokopjojnë. Për këtë Janevska theksoi se fajin e ka shkolla që nuk ka raportuar me kohë se sa tekste u mungonin si dhe për faktin se prindërit, fëmijët e të cilëve kanë dëmtuar tekstet shkollore, nuk u është kërkuar të paguajnë dëmin.

Vesna Janevska, ministre e Arsimit dhe Shkencës

Ka një sistem elektronik që aktivizohet në fund të vitit, i dërgojmë një letër, duke i njoftuar shkollat ​​se po aktivizojmë sistemin elektronik që të raportojnë një numër të shtuar të nxënësve apo nevojën për plotësimin e teksteve të dëmtuara. Nëse shkollat ​​nuk i raportojnë tekstet e dëmtuara, nuk mund ta dimë se kanë nevojë për to”.

Ministrja theksoi se për tekstet e dëmtuara prindërit duhet të paguajnë nga 10 deri në 70 për qind, e kjo nuk është e raportuar nga ana e shkollës.

Merxhane Iseni /SHENJA/

MARKETING