(VIDEO) Partitë të ndara për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme
Debati për zgjedhje të parakoshme parlamentare ndërmjet partive politike, nga dita në ditë, po intensifikohet. Lideri i LSDM-së, Venko Filipçe, ka deklaruar se partia e tij është e gatshme të përballet me zgjedhje edhe nëse ato shpallen që nesër, por nuk do të pranojë të përdoren si alibi për kalkulimet politike të Hristijan Mickoskit. Filipçe tha se kryeministri nuk ka nevojë për mbështetjen e LSDM-së për të vendosur për zgjedhje të parakohshme, pasi disponon shumicë prej dy të tretash në Kuvend dhe me pushtet absolut.
VENKO FILIPÇE, KRYETAR I LSDM-SË
“Ne jemi të gatshëm për zgjedhje. Edhe sikur të mbaheshin nesër, ne jemi të gatshëm për zgjedhje, si me ekipin, ashtu edhe me programin, me Master Planin për Maqedoninë dhe Marrëveshjen me qytetarët, të cilat do t’i prezantoj gjatë muajit shtator. Për zgjedhje jemi të gatshëm, kurdo që të mbahen. Por, ne nuk do të jemi alibi. Hristijan Mickoski ka dy të tretat në Kuvend, ka pushtet absolut. Ai mund të shpallë zgjedhje kur të dëshirojë”.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i VMRO-DPMNE-së, të cilët e akuzojnë Filipçen se u shmanget zgjedhjeve, pasi, sipas tyre, ai e di rezultatin që e pret.
VMRO-DPMNE
“Është e qartë se Venko Filipçe dhe LSDM-ja po i shmangen përballjes me qytetarët, sepse e dinë fare mirë se çfarë rezultati i pret. Në vend që të kërkojnë vazhdimisht zgjedhje, le të përballen me qytetarët dhe ta marrin verdiktin e tyre. Në fund, qytetarët janë ata që do të vendosin dhe do të tregojnë se kush gëzon mbështetjen e tyre”.
Kujtojmë se për zgjedhjet e parakohshme paralamentare edhe partitë të bllokut shqiptar kanë mendime të kundërta. Partitë opozitare, duke pëfshirë BDI, ASH dhe Lidhja Shqitpare vazhdimishtë kërkojnë zgjedhje, ndërsa nga partia në pushtet VLEN, theksojnë se vendi nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme, pasi sipas tyre, duhet vazhduar me projekte të cilat ata i kanë filluar.
Samir Mustafa /SHENJA/

