(VIDEO) Paga minimale të bëhet 600 euro, LSDM dorëzoi propozim ligj në Kuvend

(VIDEO) Paga minimale të bëhet 600 euro, LSDM dorëzoi propozim ligj në Kuvend

Grupi parlamentar i LSDM-së sot kanë dorëzuar në kuvend propozim-ligjin për rritjen e pagës minimale në 600 euro, ose 36,960 denarë. Kryetari i LSDM-së Venko Filipce tha se kjo do të sigurojë që punëtorët të kenë një jetë dinjitoze dhe të mbulojnë shpenzimet e tyre themelore. Ai theksoi se paga minimale aktuale prej 26,000 denarësh është e pamjaftueshme në kushtet e rritjes së kostove të jetesës, veçanërisht çmimeve të ushqimit dhe derivateve, dhe se nuk ofron mjete të mjaftueshme për një jetë dinjitoze.

VENKO FILIPÇE, KRYETAR I LSDM-SË

Në këtë moment, paga minimale është 26.000 denarë. Ne besojmë se në këtë situatë të krizës, të çmimeve të larta të derivateve, praktikisht mbi 100 denarë për litër karburant, një rritje prej 50% e çmimeve të karburantit që nga fillimi i këtij viti, e cila ka çuar në një spirale rritjeje të çmimeve për të gjitha produktet, kryesisht produktet ushqimore, e cila ka rritur vlerën e shportës së konsumatorit, kjo pagë minimale është absolutisht e pamjaftueshme për një jetë të mirë, cilësore, dinjitoze, mbi të gjitha, do të thoja, për punëtorët një numër të madh punëtorësh, mbi 70% të punëtorëve që jetojnë me të ardhura midis pagave minimale dhe mesatare në vend”.

Filipce shpjegoi gjithashtu se si mund të sigurohen para për të zbatuar rritjen e pagës minimale, duke theksuar se qeveria duhet të zvogëlojë shpenzimet joproduktive dhe luksoze.

VENKO FILIPÇE, KRYETAR I LSDM-SË

Në Buxhet ka pika ku është qartë e përcaktuar se bëhet fjalë për shpenzime luksi, për mobilie, automjete, shpenzime udhëtimi dhe për anëtarët e pushtetit. Le ti shkurtojnë këto shpenzime dhe ja ku janë paratë me të cilat mund të rritet paga minimale”.

Pas shumë debateve dhe kërkesave për rritje të pagës minimale, sipas mekanizmit ligjor të harmonizimit, në mars 2026 paga minimale u rrit në 26.046 denarë neto. Debati politik megjithatë nuk u mbyll me këtë rritje, ku, dhe edhe Lidhja e Sindikatave të RMV-së ka kërkuar që paga minimale të arrijë në rreth 500 euro, duke argumentuar se niveli aktual nuk mjafton për të përballuar kostot e jetesës.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

 

MARKETING